31. Tetor 2026
05. Dhjetor 2026
Më 31 Tetor, Shqip Up Festival rikthehet në Zürich për Edicionin Jubilar — një natë speciale që feston rrugëtimin, publikun dhe energjinë që e ka bërë këtë festival kaq unik ndër vite. Pas shumë skenave të mbushura, mijëra të qeshurave dhe momenteve të paharrueshme, këtë herë po përgatitet një edicion edhe më i madh, më emocional dhe më spektakolar. Zürich, aty ku gjithçka mori jetë.
Më 25 Prill, Shqip Up Festival ndezi skenën në Köln me një natë plot humor, energji dhe emocione shqiptare. Një sallë e mbushur me publik nga diaspora krijoi atmosferën që e kthen këtë festival në më shumë se një event — në një përjetim. Të qeshura pa fund, artistë fantastikë dhe një energji që vetëm Shqip Up di ta sjellë. Köln, faleminderit për dashninë. Ky ishte vetëm fillimi.
Më 31 Tetor dhe 1 Nëntor, Zürich-u bëhet kryeqyteti i humorit dhe argëtimit shqiptar! Dy netë të paharrueshme me stand-up komedianët më të njohur shqiptar si dhe muzikë live nga TNT Band dhe Edona & Band.
Një atmosferë unike, ku humori dhe muzika bashkohen, për t’ju dhuruar një përvojë të paharrueshme.
Ky festival lindi nga dëshira për të sjellë më afër diasporës kulturën dhe humorin shqiptar, duke krijuar një hapësirë ku bashkohen të qeshurat, arti dhe komuniteti.
Çdo edicion tërheq një audiencë në rritje dhe është bërë një traditë e dashur që jo vetëm argëton, por edhe forcon lidhjen midis shqiptarëve në Zvicër dhe më gjerë.
Edicioni i parë i Festivalit Shqip Up në Këln bashkon në një skenë disa nga artistët më të dashur dhe më të talentuar shqiptarë, zviceranë dhe gjermanë.
Nga aktorë e aktore që kanë lënë gjurmë të paharrueshme me rolet e tyre ikonike, deri te yjet e rinj që shkëlqejnë me energji dhe kreativitet – të gjithë janë gati ta ndezin atmosferën dhe t’i dhurojnë publikut momente të paharrueshme.
Edicioni i parë i Festivalit ishte një sukses në vete, me një pjesëmarrje masive nga shumë vende të Evropës, ku shumë nga ta, në mungesë të vendeve, kaluan mbrëmjen në këmbë.
Më 21 tetor 2023, u mbajt edicioni i dytë i Festivalit “Shqip Up Comedy” në Cyrih të Zvicrës.
Pas këtij edicioni festivali “Shqip Up Comedy” u ciliësua si festivali më i madh i Stand-Up komedisë në Zvicër. Ky festival erdhi me përmasa edhe më të mëdha në këtë edicion pas një suksesi të mrekullueshëm që pati edicionin e parë.
Edicioni i 3-të i Shqip Up Festival Comedy, i organizuar nga PlanB Agency, ishte një mbrëmje spektakolare e mbushur me të qeshura dhe festim kulture. I mbajtur në Zvicër, ky event mblodhi një audiencë entuziaste prej rreth 1,500 vetash, të gjithë të etur për të përjetuar më të mirën e humorit dhe argëtimit shqiptar.
Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata që morën pjesë dhe mbështetën këtë event të jashtëzakonshëm. Energjia dhe entuziazmi juaj e bënë këtë festival për t’u mbajtur mend. Me padurim presim të shihemi sërish në edicionin e ardhshëm të Shqip Up Festival Comedy, ku e qeshura vazhdon të na afrojë më shumë!
Shihemi në Edicionin e 4-të!
Faleminderit qe jeni pjesë e organizimit më të madh shqiptar në Zvicër
Faleminderit qe ishit pjesë e organizimit më të madh shqiptar në Zvicër