Misioni ynë është të bashkojmë njerëzit nga diaspora shqiptare – dhe përtej saj – përmes humorit dhe argëtimit. Shqip Up Festival krijon një platformë ku talentet e afirmuara dhe ato në rritje nga skena shqiptare, zvicerane dhe ndërkombëtare e komedisë ndajnë të njëjtën skenë, dhurojnë buzëqeshje dhe ndërtojnë ura midis kulturave.
Me një përvojë unike dhe të paharrueshme, synojmë jo vetëm të festojmë kulturën dhe identitetin tonë të pasur, por edhe të forcojmë shkëmbimin ndërkulturor. Kështu lind një traditë që pasuron jetën artistike dhe sociale të komunitetit tonë të larmishëm në Zvicër, duke bashkuar njerëzit pavarësisht prejardhjes, gjuhës apo background-it.
ShqipUp Festival lindi nga një ide e thjeshtë të krijonim një skenë ku kultura, arti dhe talenti shqiptar të ndriçonin pa kufij. Ajo që nisi si një vizion me pasion u shndërrua shpejt në realitet: një tubim që bashkoi artistë, performues dhe publikun e etur për të festuar kreativitetin dhe komunitetin. Edicioni i parë vendosi themelet për diçka më të madhe një traditë energjie, uniteti dhe frymëzimi që vazhdon të rritet me çdo sezon.
Sezoni i tretë i ShqipUp Festival shënoi një hap edhe më të madh në rrugëtimin tonë. Pas dy edicioneve të suksesshme, pritjet ishin të mëdha dhe publiku nuk u zhgënjye. Mbi 1700 spektatorë u bënë pjesë e një nate që solli të qeshura, emocion dhe energji të jashtëzakonshme.
Në skenë u ngjitën 10 aktorë, të cilët me talentin e tyre e kthyen këtë edicion në një përvojë unike.
Çdo batutë, çdo duartrokitje dhe çdo buzëqeshje e publikut dëshmoi se ShqipUp Festival është tashmë
një traditë e dashur për komunitetin shqiptar në Zvicër.
Sezoni i parë i ShqipUp Festival u mbajt në Zürich, dhe do të mbetet gjithmonë i veçantë për të gjithë ne. Në atë mbrëmje, mbi 400 spektatorë u mblodhën për të ndarë të qeshura, emocion dhe energji pozitive. Në skenë u ngjitën aktorë të njohur të cilët me humorin dhe talentin e tyre sollën në Zvicër frymën e vërtetë shqiptare. Ishte një natë që na kujtoi sa e rëndësishme është të kemi hapësira ku komuniteti ynë jo vetëm argëtohet, por edhe ndihet i bashkuar, krenar për gjuhën dhe kulturën e vet. Ky edicion i parë nuk ishte thjesht fillimi i një festivali – ishte fillimi i një tradite, një urë që lidh diasporën me rrënjët dhe që krijon kujtime të paharrueshme për çdo pjesëmarrës.
Pas suksesit të madh të edicionit të parë, ShqipUp Festival u rikthye me sezonin e dytë edhe më të fuqishëm. Këtë herë, në një sallë më të madhe atmosfera ishte e mbushur me pritshmëri dhe entuziazëm, ndërsa mbi 900 spektatorë u bashkuan për të shijuar një natë të paharrueshme. Në skenë performuan aktorë eminent, secili duke sjellë energjinë dhe humorin e vet unik, duke e bërë publikun të qeshte me lot dhe të ndjehej më pranë kulturës sonë. Ky edicion tregoi se ShqipUp Festival nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por një takim i zemrave shqiptare në Zvicër – një vend ku arti, gjuha dhe humori na mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin dhe me rrënjët tona. Sezoni i dytë e forcoi edhe më shumë idenë se ky festival nuk është vetëm një shfaqje, por një lëvizje që rritet nga viti në vit.