Alban Hamza

Zëvendës Drejtor

Alban Hamza

Alban Hamza u lind në vitin 1982 në Gjilan, Kosovë. Pas përfundimit të studimeve në Shkenca Politike në Prishtinë, ai nisi karrierën e tij si gazetar dhe redaktor në një televizion kombëtar në Kosovë.

Në vitin 2006 u zhvendos në Zvicër, ku nisi me sukses karrierën në branën e logjistikës. Falë arsimimit të thelluar dhe eksperiencës shumëvjeçare, sot ai punon si ekspert i lartë i logjistikës në një kompani të njohur zvicerane.

Përveç aktivitetit profesional, Alban vazhdon të ndjekë pasionin e tij për mediat dhe kulturën. Si bashkëthemelues dhe zëvendësdrejtor i „Shqip Up Comedy Festival“, që nga viti 2022 ai angazhohet për të ngritur skenën e komedisë shqiptare në Zvicër dhe për të krijuar një përvojë unike kulturore.

Aftësitë kryesore:

  • Menaxhim Logjistike | Udhëheqje | Media & Komunikim | Organizim Eventesh | Promovim Kulturor